>
LETERSISHQIP

Sytë E Tu

S'e harroj kurrë atë mbrëmje
Atë natë, që me nxitim u ndamë
Sytë e kaltër t'i shihja me ëndje
Me ëndje t'i shihja, moj Anë.

Shikimet e tua, në syrin tim mbinë
E shikimet e mia tek syri yt ranë
Dhe si borë e dhjetorit, s'u ngrinë
Por mbetën të ndezura, moj Anë.