>
LETERSISHQIP

Ta Pimë Nga Një Gotë

Eja e dashur ta pimë nga një gotë
Për vitet e mbushura plot me dashuri,
Ti për mua je më e bukura në ketë botë
Le ta shuajmë zjarrin që mbajmë në gji.

Për jetën tonë me të këqija e të mira plot,
Këtë gotë le ta pimë me fund,
Bashkë kemi gëzuar e derdhur lot,
Një e dytë si ti s'gjendet askund.

Eja t'i kujtojmë vitet me shumë mall,
E bukura ime që shkëlqen si yll.
Me ty edhe dimrin e kam bërë behar,
Pranë dashurisë tënde dua sytë t'i mbyll.