>
LETERSISHQIP

Fekse Dashurie

Ah, që s'i shtonim dot dhe ca orë te dita
E mbrëmjet me puthje t'i ndiznim flakē
Qyteti nuk kishte më nevojë për drita
Dhe Hëna nuk e quante më veten "plakë".

Rrufisnim kafe në lokalin afër pishinës
Më tej bari fije më fije kishte djersitur
Zemra i fliste zemrës si teli telit të violinës
Se ndryshe do dukej si një qiri i fikur.

Me dhjetëra orteqe njëherazi të na vinin
Ne nuk thyheshim në copëra si qelqe.
Në buzëqeshjet e njeri -tjetrit do të binim
Se dielli i dashurisë, në qiellin e zemrave fekste.