>
LETERSISHQIP

Si Përrallë

Nën qerpik, s'erdhe të rrije,
Nuk erdhe jo, asnjë moment.
Larg, shumë larg, të pashë që vije,
Porsi një dimër që të vret.

Dhe që nga larg sytë t'i hodha,
Ashtu, si një gjest pa kuptim.
Të ftohtin tënd, me vete s'e mora,
S'e nuk e ngrohte shpirtin tim.

Si një përrallë ndërmend të sjell,
Në humbje, thjesht si gjë e humbur.
Një tjetre i thashë" Mirësevjen!"
Në shpirtin tim, e palëkundur.