>
LETERSISHQIP

Dhe Dielli S'është Më Diell

"Pije me fund!"-dikush më thotë
"Dhe zërin ngrije në majë!"
S'më pihet, se një njeri sot
S'ka bukë të hajë.
S'e shohim Hënën të qeshur të vijë
Dhe Dielli s'është më Diell
Pushoni se qan një fëmijë!
Me zërin në qiell.
"Pije me fund!"- dikush më thotë
"Dhe zërin ngrije në majë!"
S'më pihet, se një njeri sot
S'ka bukë të hajë.