Me ty do nisesha në çdo udhë, po të çanim borën.
Në vend s’do të mbeteshim kurrë,
Zemrat s’do thoshin u lodhëm.
Për ty do bëhesha flakë e hekur,
E nuk do të trembesha nga stuhia e vapa. Nga ty do ndahesha vetëm i vdekur, Asgjë tjetër s’do më kthente mbrapa.
Edhe vetëtima të më shkarkohej në ballë, Do mbetesha një vullkan zjarr i pashuar.
Prania jote do m‘a mbante shpirtin gjallë, Shpirtin do ma mbante të bleruar.