>
LETERSISHQIP

Zemra S'më Rreh Mirë

Plot me shi na erdhi vjeshta,
Prej të ftohtit rri mbështjellë.
Për ty po shkruaj ca rreshta,
Si mesazh të ti sjell.

Që s’fle i qetë ka kohë,
Zëri më del si psherëtimë.
Një fjala tënde mua më ngroh,
Kur tek njeri-tjetri ne rrimë.

Ka kohë që zemra s’më rreh mirë,
Dhe buza s’më qesh më.
Do nisem të vij tek ti,
Dhe shpirtin atje të ta lë.