>
LETERSISHQIP

E Ndeze Shpirtin Flakë

Sa shumë e ndjej mallin për ty,
Zemrën sa ma vrave.
Mos më rri larg, mos më rri,
Se do shuhem fare.

Eja fluturimthi si një dallëndyshe,
Eja edhe mbijë si fara.
Po je në gjumë, gjumin prishe,
Se gjumin e bëjmë nga e para.

Sa shumë e ndjej mallin për ty,
Zemrën sa ma vrave.
Mos më rri larg, mos më rri,
Se do shuhem fare!