Shefik Arifi Poezi
Shefik Arifi

Tema: Poezi Dashurie


Si Një Lule

Që ditën kur unë ty të gjeta,
Kur zemra m’i shtoi rrahjet.
Rob i dashurisë tënde mbeta,
më gjykoftë për “fajet“.

Ditën që ti drejtë meje po vije, I
I fale jetës time shumë kuptim.
Si një lule në zemër të rrije,
Si një lule në shpërthim.

Dhe në ditë dimri të ftohtë,
Zemra ime asnjëherë s’ka ngrirë.
Se dashuria jote është aq e ngrohtë,
Sa dhe nga zjarri ngrohë më mirë.

Që ditën kur unë ty të gjeta,
Kur zemra m’i shtoi rrahjet.
Rob i dashurisë tënde mbeta,
Zemra më gjykoftë për “fajet“.

- Poezi nga Shefik Arifi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0