Kur shpresën nuk e prekim me duar,
E përrallat e gjyshërve zemrën s‘ta ngrohin. Kur muret e shkollave nga plumbat janë shpuar, Atëherë botën e ëndrrave të mallkuar e shohin.
Ku kopshtet e lodrave janë bërë varreza, Varreza të freskëta me gurë mermer. Dhe rrugët kudo i ke plot me pengesa, Nga gropat që hapin ca të mjerë.
Kur buzëqeshja e fëmijëve mbytet me lot, E zemrat u dridhen skaj më skaj.
Ëndrrat e tyre vazhdojnë të vriten edhe sot, Vriten tek fëmijët e pafaj!