>
LETERSISHQIP

Dashuria

Dhe kalojnë vitet radhë,
Në vjersha të shkruajmë,
Se dashurinë e parë,
Në zemër e ruajmë.

Se dashuria s’është e ftohtë,
Thjesht emër tepër i rrallë,
Por është fjalë e ngrohtë,
Që shpirtin e mban gjallë.

Dhe kalojnë vitet radhë,
Në vjersha të shkruajmë,
Se dashurinë e parë,
Në zemër e ruajmë.