>
LETERSISHQIP

Jeta Është Plot Me Halle

Jeta na ecën shpejtë,
Ecën nëpër diell, shi e borë.
Ne tundemi si varka në det,
Mes valëve deri vonë.

Bëjmë plane shumë afatgjata,
Por të gjithëve diçka na mungon.
Dita na bëhet më e errët se nata,
E dielli në mesditë na perëndon.

Është e shkurtër shumë jeta,
zgjohemi me ëndrra çdo mëngjes.
Sado që rrojmë përditë me shpresa,
Por shpresa mbetet vetëm shpresë.

Ikën jeta tamam porsi një ëndërr,
E mbushur plot me halle, shpresa.
Dashuritë e dhimbjet në zemër,
Sa të vemi në varreza.