>
LETERSISHQIP

Më Prit!

Kur u ndamë nga njëri-tjetri,
Fjalën nuk e lamë në mes.
Disa gjera mbase nuk i thamë,
Por të thash do të të pres.

Ti moj vajzë që shumë të dua!
Më dhe fjalë e më dhe besë.
Te dukej jeta pa mua,
Si një lis i prerë në mes.

Ikën vitet, jeta na hodhi në çdo skaj,
Dhe s‘ish e lehtë për ne të dy.
Eh kjo jetë, kjo jetë pa faj,
Me la larg të ndarë nga ty.