>
LETERSISHQIP

Të Ishim Bashkë

Të prita, të prita kot edhe ketë natë
Të prita, këtë gjë ta dish.
E, kush duron kaq gjatë!
Qoftë dhe si ëndërr të më vish.

Të vije siç vjen hëna në zbritje,
Të ishim bashkë si në njohjen e parë.
Nga zemra më ti s’do të ikje,
Sepse shpirti të mban gjallë.