>
LETERSISHQIP

Nëse Një Ditë...

Nëse një ditë, zërin s‘ma dëgjon më
Dhe ti ke shumë mallë për mua
Lexoji vargjet e dedikuara një nga një!
Aty do kuptosh se të kam dashur dhe të dua.

Kur të jeshë e trishtuar e gjendesh në vështirësi
Të gjitha premtimet e mia, ti, mbaji në mend
Gjithmonë, me shpirt e zemër do të jem te ti
Në çdo kohë do jemë dielli i agimit tënd.

Nëse ndihesh vetëm e në shpirt ke ftohtë
E rrotull teje nuk shikon më dritë
Mendo dashurinë tonë të ngrohtë!
Me 'te s‘do ndihesh vetëm, për asnjë ditë.