Shefik Arifi Poezi
Shefik Arifi

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Do Shkruaj Dhe Vargun E Fundit

Ah, sa shumë që kam për të thënë
Për të gjitha vitet që kanë kaluar
Nën shkelqimin e së bukurës Hënë
Vargje pafund, do të kisha shkruar.

Do shkruaj tani dhe vargun e fundit
Se u mbarua dhe vaji i kandilit
Pastaj te flenë gjumë dhe njerëzit e katundit
Që nesër të zgjohen me këngën e bilbilit.

Sonte, vargjet më vijnë si valët e detit
Dhe më mbajnë peng të lidhur
Se vargu ia gëzon zemrën poetit
Kur është i ëmbël e jo i hidhur.

- Poezi nga Shefik Arifi


- U dërgua nga Shefik -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0