>
LETERSISHQIP

Djepe Nostalgjie

I prenë pemët
Brënda një nate.
Ranë puthjet, bisedat e zjarrta
Të qara fëmijësh, buzëqeshje.

I prenë pemët anë rrugëve
I prenë përfundimisht
Dhe aspak s'ju erdhi ligsht.

Puthjet, buzëqeshjet
Bisedat e lëna përgjysmë
Edhe pse i hodhën
Ato prapë u ngjitën.

Atje përkunden sërish,
Në djepe nostalgjish