>
LETERSISHQIP

Penën Ja Thyen Poetit

E mbyllën poetin si hajdutin në burgë
I morën penën e ja thyenë copë copë
Lotët nga sytë i rridhnin si shiu curgë
Dhe në shpirtin e vrarë ju hapë një gropë.

I dhanë çekan e lopat të bënte mure shtëpie
Këto janë për ty, i thanë duke e sharë
Poeti me zë bërtiti; oh pika që s‘ju bie
Kur i thyeni penën atëherë poetin e keni vrarë.

Nën trysnin e xhelatit bëri mure me llaq
Me gjakun e tij shkroj në murë një vargë të lirë
Poeti vdesë po ja thyetë penën, vetëm kaq
Pa penën e poetit bota është plot errësirë.