>
LETERSISHQIP

Bariu

Duart të hapura si shtrungë
Stinë më stinë e mot më mot
Mblidhen delet e qingjat me sharkun e butë
Si ushtarët nën kapot.

Këtu malet e lëndinat hapen si libër
Në çdo shkronjë një lëndinë
Bariu i mban sytë te delet në verë, në dimër
Dhe te vargjet me rimë.

Rend ai pas deleve e qingjave të lerë
Nga një Bardhokë në tjetrën hidhet.
Mbrëmjeve sapo drita e hënës të bjerë
Për vjershat zë e zgjedh motivet.

Dhe vijnë gazetarët nga jugu, veriu
Ti marrin intervista në llohë, në shi.
Ju filloni për emisionin, u thoshte bariu,
Sa të mbaroj dhe unë këtë poezi.