>
LETERSISHQIP

Ti Ishe E Vogël

Kur të pyetën për babain se ç'punë ka bërë
Ti ule kokën, se të erdhi turp
Doemos, ai punëtor i nderuar ka qenë
Nga fillimi e gjer në fund.

Mos e ul kokën, por në qiell ngrije
Se babai s'e uli kokën një jetë
Ti ishe e vogël, babain s'e njihje
Në shoqëri ish i madh, ish planet.