>
LETERSISHQIP

Ndoshta Një Tjetër Ti Doje

Se si më ike atë ditë, ende dhe sot se kam gjetur,
Dhe s'prite që bisedën në fund t'a çoje.
Ndoshta ndonjë tjetër merak të kish mbetur,
Ndoshta një tjetër ti doje.

Për një bisedë, që dikur kishim lënë në mes,
Një moment të vetëm s'e gjete.
Nëse unë kisha gabuar, të kërkoja ndjesë,
Por ti veç mërmërisje me vete.

S'kemi ç'ti kujtojmë asaj dite,
Asaj dite që desh na çmëndi.
Ti si një fjalë lamtumire ike,
Dhe unë s'arrita kurrë të isha tëndi.

Ti vet e para i prisje ditët e gjata,
Që në takime më shumë të qëndroje.
Por ti humbe, humbe si nata,
Ndoshta një tjetër ti doje.