>
BIOSHQIP

Sheila Haxhiraj: Shpresoj Te Prezantohem Se Shpejti Me Nje Hit Veror

16-06-2012
Si fituesja e "X factor Albania" do te kete fatin te realizoje nje kontrate me producentet boterore "Berman Brothers". Sfidoi Xhesika Polon dhe Kristo Thanon ne nje nate gala te "TV Klan", duke rrembyer kupen e lakmuar. 18-vjecarja nga Tirana, Sheila Haxhiraj, zbulon ambicien e saj ne muzike, per fame e para.

Sheila, si e prite fitoren e "X Factor", dhe si do ndryshoje jeta jote tani e tutje?
Natyrisht ishte nje emocion i forte, moment magjik, nje ndjenje lumturie e papershkrueshme pasi se fundi gjithe mundi dhe puna ime e palodhur u kurorezua me sukses. Shpresoj qe jeta ime artistike te jete e suksesshme si fillimi i kesaj karriere. Mendoj te lancohem se shpejti ne tregun shqiptar, por para meje eshte dhe kontrata me "Berman Brothers", qe me ben te ndihem e vleresuar, por njekohesisht eshte dhe nje impenjim i madh.

Momenti kulminant ishte i pritjes se trofeut mes teje dhe Kristos. Cfare rivali ishte Kristo? Cila ishte pika e tij e dobet dhe e forte perballe teje?

Une e vleresoj Kriston si shok dhe si konkurrent, vokalisht nuk jam profesioniste (pasi te tjere ishin ata qe gjykuan dhe na vleresuan). Gjithsesi, mendoj qe ndoshta e penalizoi kjo gje, pasi Kristo ne naten finale nuk u prezantua me nje kenge te re, por doli me performancen e tij me te mire te 15 neteve te meparshme. E gjithsesi une ndihesha e emocionuar dhe me nje lloj pasigurie ne ato momente, pasi Kristo per mua ka qene nje rival i forte.

Tashme ti je fituesja, cfare strategjie do te perdoresh per te hyre ne tregun e muzikes me hapa te menduar?
Mendoj qe puna dhe vetem puna, bashkepunimi me profesioniste te muzikes, po natyrisht ndihma dhe mbeshtetja qe do te kem nga stafi i "X Factor" pasi ne te gjithe vazhdojme te menaxhohemi prej tyre. Besoj se ky do te jete celesi i suksesit te karrieres sime te re artistike.

Si do t'i konkurrosh kengetaret e tjera ne treg, do te synosh te jesh kengetare komerciale apo e nje publiku te zgjedhur?
Eshte teper heret per te menduar per keto gjera, pasi se pari kam angazhimet me shkollen. Por natyrisht qe do te jem shume selektive ne perzgjedhjen time.

Si do t'i prezantohesh publikut pas marrjes se kesaj kupe, ke menduar te shfaqesh me nje klip veror?
Po. Shpresoj qe se shpejti te prezantohem me nje hit veror.

Per sa i perket jetes private, c'mund te thuash? Je e dashuruar, dhe nese jo, partnerin e deshiron ne boten e muzikes?
Momentalisht nuk jam e dashuruar, jam vetem e perqendruar tek shkolla dhe karriera ime e re artistike.

Deri ku shkojne ambiciet e tua per fame, po ambiciet per para?
Mendoj qe paraja dhe fama shkojne paralel me njera-tjetren, por do te vleresoja me shume suksesin ne karrieren time te re. Dua te jem e suksesshme si ne tregun shqiptar, dhe pse jo ne ate nderkombetar.
(panorama plus)

Sheila Haxhiraj: Shpresoj Te Prezantohem Se Shpejti Me Nje Hit Veror