>
BIOSHQIP

Sheila Haxhiraj Regjistron Këngë Me Berman Brothers

28-07-2012
A shtu siç ishte paralajmëruar, Sheila Haxhiraj, fituesja e edicionit të parë të "X Factor Albania", siguroi një kontratë me kompaninë e madhe muzikore botërore "Berman Brothers". Njëri nga vëllezërit e kësaj kompanie, Christian, asistoi vetë në natën finale të programit për t'i dhuruar Sheilës këtë çmim. Më tej kemi mësuar nga Sheila se puna për këngën e re tashmë ka përfunduar.

Këngëtarja bukuroshe ka regjistruar tashmë këngën anglisht, që, sipas saj, është krejt ndryshe nga ato që Sheila ka kënduar në programin "X Factor".

Ajo komentoi se "në këtë këngë vij me ritme të reja, që janë një eksperiment edhe për mua dhe do të surprizohen edhe ata që do ta dëgjojnë besoj", – ka treguar këngëtarja, ndërsa shumë shpejt do të mësojmë edhe kohën e lançimit të këngës.
(vipat)

Sheila Haxhiraj Regjistron Këngë Me Berman Brothers