>
BIOSHQIP

Sheila Haxhiraj: Shpesh Keqpërdoren Nga Mediat Ato Që Publikojmë Në Rrjetet Sociale

15-03-2013
Nese ne momentin qe ka hapur nje adrese ne rrjetet sociale ka qene nje gjimnaziste e thjeshte, sot ajo eshte nje person publik, kjo eshte kengetarja Sheila Haxhiraj. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, kengetarja e re tregon marredheniet qe ka me rrjetet sociale, qe ashtu si per cdo te ri ne te gjithe boten tanime jane bere pjese e jetes se perditshme. Sheila tregon se me shume i shikon keto rrjete si nje vend shume i mire per te promovuar te rejat dhe per te bere nje marketing shume te mire vetes, sesa per te kaluar kohen. Per me shume lexoni intervisten e plote.



Cfare marredheniesh keni ju me rrjetet sociale?

I frekuentoj shpesh here, por kjo nuk do te thote se jam e fiksuar pas tyre. Sot me teknologjine e re, ke mundesi qe ta kesh internetin ne celular, gje qe te ben t’i hapesh shpesh gjate dites, keto rrjete.

A keni nje profil tuajin ne “Facebook” apo ne “Twitter”?

Ne te vertete une kam i kam te dyja keto profile, pra edhe ne “Facebook” dhe ne “Twitter”, por me shpesh qendroj apo frekuentoj, nese mund te shprehem keshtu, “Facebook”-un.

Pse keni zgjedhur pikerisht kete rrjet?

E para, per vete faktin se perqindja me e larte e atyre qe perdorin internetin, jane me aktive ne kete faqe dhe nje numer me i madh i miqve te mi, jane perdorues te ketij rrjeti. Dhe nje tjeter arsye qe une e perdor “Facebook”-un, eshte sepse nje pjese e mire e marketingut, behet nepermjet ketyre rrjeteve sociale.

Kur e keni hapur per here te pare profilin tuaj dhe kush jua ka hapur?

Duke marre parasysh qe keto rrjete sociale ne nje fare menyre jane kthyer ne mode, mund te themi dhe kjo vihet re, jo vetem tek moshat e reja, por edhe ato me te medha. I kam hapur vete te dyja profilet edhe ne “Twiter” edhe ne “Facebook”, nuk i mbaj mend mire daten se kur i kam hapur, por keto dy vitet e fundit.

Dhe sa eshte numri i miqve qe keni ?

Po ne “Facebook” e ka kaluar shifren 5 mije, aq sa tani nuk marr me dot kerkesa per miqesi te reja, pervec ketyre jane dhe 3 mije ndjekes ne “Twitter”.

A ka ndryshuar ky numer, qe nga momenti qe ju jeni bere person publik?

Po sigurisht qe ka ndryshuar, sepse duke qene person publik dhe njerezit jane me te interesuar per te ditur rreth meje dhe ecurise time, si ne karriere, ashtu edhe ne jeten time te perditshme.

Te gjithe miqte tuaj, jane njerez qe ju i njihni apo edhe fansa tuaj?



Po sic ju thashe edhe me lart, numri i miqve te mi, eshte mbi pese mije dhe kjo tregon se pjesa me e madhe e miqve ne “Facebook”, jane te panjohur. Nuk kam dashur qe te jem shume perzgjedhese apo qe te ve barrikada per njerezit qe nuk i njoh, sepse duke qene nje person publik dhe kurioziteti eshte bere shume i madh, rrjedhimisht me eshte shtuar shume numri i kerkesave per miqesi te reja. Keshtu qe i kam pranuar ftesat qe me kane ardhur edhe nga njerez, te cilet nuk i njihja. Sepse kane qene pikerisht njerezit apo fansat qe une nuk i njihja, te cilet bene te mundur qe te behesha nje person publik, duke me votuar me sms ne spektaklin “X-Factor”, pra ne nje fare menyre, me kane ndihmuar qe te behem e njohur, per kete arsye kam pranuar edhe ftesa nga persona te panjohur per mua. Sa kohe kaloni ju ne “Facebook”? Nuk shpenzoj shume kohe ne “Facebook”. As ne “Twitter”, por sic ju thashe, me ndodh qe t’i hap shpesh gjate dites dhe nese kam ndonje gje per te publikuar, behem edhe me kurioze se cfare komentesh kam marre.

Mendoni se eshte nje vend i duhur, per te promovuar te rejat tuaja?

Mendoj se po, sepse sot me shume kohe kalohet para ekranit te nje kompjuteri se sa para ekranit te nje televizioni. E kam fjalen ketu per promovimet, te kuptohemi, sepse gjithcka e bej pa harxhuar as shume kohe, as para.

Besoj se merrni shume komente, cili ka qene komenti me i bukur?

Komentet qe marr nga miqte apo nga fansat, jane te shumte, por s’mund t’i veçoj, pasi te gjitha jane komente te bukura e pozitive dhe me bejne te ndihem mire. Ajo qe mund te them, eshte se me mbushin me komplimente dhe sigurisht qe kjo do i pelqente cdo vajze, jo vetem mua.

Thate se nje pjese te miqve nuk i njihni, po kur shkruajne komente negative si reagoni, i kunderpergjigjeni, apo i fshini nga faqja?

Asnjehere nuk jam kunderpergjigjur, sepse ne radhe te pare pothuajse nuk ka ndodhur, por edhe kur ka pasur ndonje reagim pak me ndryshe se te tjerat nuk kam reaguar, sepse te une komentet negative, nuk kane ndikim fare.

Ju vete komentoni, apo me shume ju pelqen qe te shikoni se cfare mendojne te tjeret per ju?

Ne te shumten e rasteve, jam me shume aktive kur hyj per te publikuar te rejat rreth meje. Dhe sigurisht kur behen komentet nga miqte e mi apo edhe personat qe une i njoh. Nuk jam tip qe komentoj vete apo qe te bej statuse te ndryshme, por kjo nuk do te thote se i gjykoj ato qe i bejne keto, perkundrazi.

Shpesh, personat publike behen pre e gazetave roze, nepermjet atyre qe shkruajne ne faqet e tyre ne “Facebook”, mendoni se e deshirojne vete nje publicitet te tille?

Per te qene e sinqerte me ju, mendoj se ka dhe raste qe gjerat behen qellimisht nga vete personat publike, por nga ana tjeter kam vene re, se shpeshhere ato cfare publikohen, keqperdoren dhe keqinterpretohen nga shtypi dhe media dhe kjo nuk eshte dicka e bukur.



A ju ka ndodhur edhe juve dicka e tille dhe si jeni ndjere?

Po fatkeqesisht edhe mua me ka ndodhur dhe nuk jam ndjere aspak mire. Sepse, nuk mund te thuresh “nje rrjete merimange”, e kam fjalen ketu per ato qe shkruhen mbi nje foto te publikuar nga vete ne.

Keni menduar ndonjehere qe ta mbyllni “Facebook”-un dhe pse?

Kam menduar shpesh here ta mbyll profilin, pasi kam nje dite te ngarkuar dhe nuk jam e fokusuar ne menaxhimin e faqes, po kur mendoj qe me nevojitet edhe per pune, stepem.
(Yllka Selita Koha Jone)

Sheila Haxhiraj: Shpesh Keqpërdoren Nga Mediat Ato Që Publikojmë Në Rrjetet Sociale