>
BIOSHQIP

Sheila I Këndon Dhimbjes Me Baladën “Të Ndiej”

23-11-2013
Është mjaft e pasionuar pas fotove artisike, por kësaj here ka pasur një arsye më shumë për të pozuar në mënyrë provokative, pasi Sheila Haxhiraj tashmë është 20 vjeç. Në natën e ditëlindjes, që e ka festuar në Tiranë me mikeshat e saj, në mënyrë mondane dhe pa shumë zhurmë, Sheila ka realizuar këto foto me fustan të kuq, ku provokon dhe demonstron dashuri me veten. Fituesja e parë e “X Factor Albania” , Sheila Haxhiraj, u shfaq ndryshe në klipin “Superfiksim”, energjike dhe me skena zhveshjeje. Ndërsa në garën e “Kënga Magjike” ajo la pas këngët ritmike, duke vendosur t’i këndojë dhimbjes me baladën e saj “Të Ndiej”. Ajo u rikthehet emocioneve të garës ndërsa konkurron me një baladë prekëse kësaj here, edhe pse e ka deklaruar gjithmonë se rryma muzikore që preferon është R&B. Në karrierën që po ndërton si këngëtare ajo i jep një rëndësi të veçantë imazhit, me galeri fotosh ku pozon herë agresive dhe herë sensuale, pa pasur asnjë tabu.
(Panorama)

Sheila I Këndon Dhimbjes Me Baladën “Të Ndiej”