TEKSTESHQIP

Shekulli I Dreqit
Hej Hej
Lyrics

Është i shpejt si uragan
Ritmi i kësaj kohe
Shpejto sa nuk është vonë
Sepse për ndryshe ti shkove

Jeton në karantinë
Dhe kështu më tutje
Asnjë përgjigje nuk ke
Jeton vetëm me lutje

Rrotullohesh në vend
Se rrugdalje ti nuk ke
Një milion pyetje
Një milion përse

Gjithçka të mundon
Çdo kush të premton
Akoma se ke gjetur
Ti çfarë kërkon

Hej a më dëgjon
Bëj një hap përpara
Dhe më thuaj ç`të mundon
Tregom
Hej pse vuan kot
Lirohu nga ky ankth
Që shpitin të mundon

Se jeta ikën shpejt
Sa të qel e të mbyllur syt
Dhe eja ti pa frik
S`ka kohë për shanc të dyt.

DËRGOI: