>
BIOSHQIP
Biografia
Pa i mbushur të njëzetat ka dalë për herë të parë para publikut, i cili, në Jugosllavinë e dikurshme e mirëpriste muzikën rok shumë më shumë sesa që e mirëpret publiku në ditët e sotme. Muzika rok kishte filluar të lulëzonte, ndërkaq, një djalosh nga Prishtina në bashkëpunim me moshatarët e tij po fillonin kultivimin e muzikës rok. Pak a shumë, kështu nis karriera e Shemsi Krasniqit para më shumë se tridhjetë viteve, i cili pas një kohe do të bëhet vokalisti i grupit muzikor “Ilirët”. Dhe, sot, më shumë se tre dekada pasi ka kënduar për herë të parë, ai vazhdon të “qëndrojë në këmbë”, me pretendimin se i tillë do të jetë deri në frymëmarrjen e fundit.

Ka nisur të këndojë për herë të parë në vitin 1978 dhe ka bërë hapat e parë me kitaristin, Menan Kiseri, me grupin që atëherë quhej Mehida. Ky ishte grupi i tij i parë dhe paraqitja e zyrtare ka qenë tek “Rinia këndon”, festivali që organizohej nga Reshat Randobrava. Aty Mehida dhe Shemsi Krasniqi dolën për herë të parë para publikut.

Gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta të shekullit të kaluar kosovarët kishin jetuar me muzikën e Shemsi Krasniqit i njohur si Shemi. Ishin me dhjetëra këngë të grupit “Ilirët” që sikur u shuan kur përfundoi lufta në Kosovë – rokeri kishte vendosur t’i thotë “tung” muzikës. Por, i bindur se ka gabuar ai është rikthyer pas njëmbëdhjetë viteve. E tash, së bashku me krijimin e këngëve të reja, ai është duke i përpunuar të vjetrat.

Përveç një teksti të një kënge nga Ilirët, të gjitha tekstet e tjera i ka shkruar vetë Shemi. Gjendja e rëndë nëpër të cilën po kalonin shqiptarët e Kosovës e kanë inspiruar që t’i shkruaj tekstet e ndryshme, të cilat më pas t’i bëjë këngë. Siç tregon Krasniqi, i ati i tij kishte qenë njëri nga të mbijetuarit e Masakrës së Tivarit ku u grumbulluan shqiptarët nga pushteti serb u dëbuan në qytetin malazez, dhe më pas u ekzekutuan.

Disa këngë të realizuara pak kohë para luftës në Kosovë, të transmetuara tek qytetarët nëpërmjet kasetave me shirit magnetik, dhe nëpërmjet video-kasetave që gjatë viteve të nëntëdhjeta bëheshin për çdo Vit të Ri, përbëjnë krijimtarinë muzikore të këngëtarit, me të cilët, në një farë forme ai i kishte dhënë fund karrierës së tij.

Ishin duetet me këngëtaren Ganimete Abazi, një duet me këngëtaren Mihrije Braha, dhe disa këngë të realizuara të cilat mbetën si dhurata e fundit për kosovarët nga grupi që shumë breza ishin rritur me të. Ndërkaq, mundësia e vetme për t’i dëgjuar ato këngë ishte në kanalin YouTube, në të cilin deri së voni “Ilirët” dhe Krasniqi nuk kanë pasur fare kanal personal.

Për vokalistin e grupit “Ilirët” nuk dihej asgjë, ndërkaq, vetë ai kishte refuzuar çdo mundësi që të dalë në opinion, të këndojë apo të jap intervista.

“Pas rikthimit tim pas 11 vjetëve, rinia mi njihte këngët por mua si personalitet nuk më njihte. Dhe thash është mirë kësaj rinie t’ia bëjmë ato këngët e vjetra, t’i përpunojmë pak. I kemi përpunuar disa këngë, me Mihrien (Braha) i kam kënduar, kanë dalë bukur, kemi fituar popullaritet mjaftë”, thotë ai.

Por, cila ishte arsyeja që njëri nga grupet më të mira të muzikës rok, që i kishte mbijetuar kohërave shumë të vështira, të vendoste që mos të këndojë më.

“Ka qenë ajo koha kur përfundojë lufta. Shumë ma shtrojnë këtë pyetje, e as vet s’di të përgjigjem. Kam menduar se misioni im ka përfunduar. Unë tërë jetën kam kënduar për çështjen kombëtare edhe kam menduar se misioni im ka përfunduar me përfundimin e luftës. Por, për rikthimin tim ka luajtur rol edhe shëndeti im. E kam pasur një atak në zemër, edhe ata më kanë preferuar t’i kthehem muzikës, sepse, muzika kinse qenka ushqim, apo relaksim, është mirë të merresh me muzikë, e qetëson zemrën. E kam marrë si hajgare, por ka dalë kështu, prej se jam rikthyer e ndjejë shumë mirë vetën”, tregon babai i dy djemve, Ponisin shtatëmbëdhjetë vjeçar dhe Uliksin tetëvjeçar.

Ai madje është i bindur se tashmë është turp nëse e lë muzikën pas gjithë krijimtarisë që ka pasur. “Natyrisht që jam penduar për pauzën. Bile mendoja ta kisha nxjerrë nga një këngë për çdo vit, kjo më kishte mbajtur. Por mua për njëmbëdhjetë vjet më ka mbajtur kënga ‘xhamadani’. Po mos të ishte ajo këngë unë s’do të isha askund”, thotë ai.

Më datë 21 Nëntor 2012, Shemi (Ilirët) publikojnë videoklipin "Rini Thuaja Kënges". Me këtë këngë, Iliret marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 13 në vitin 2014.

Në vitin 2014, Shemi Ilirët publikon albumin "Fjalet E Qiririt".

Më datë 2 Shkurt 2015, Gino & Shemi Iliret publikojnë videoklipin "Nje Zot Nje Shqiperi".

Më datë 8 Nëntor 2015, Shemi Ilirët publikon videoklipin "Turgaj Gashi". Muzika e këngës u punua nga Besim Bunjaku, teksti u shkrua nga Besim Bunjaku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati.

Më datë 20 Nëntor 2015, Shkodran Tolaj publikon videoklipin "Xhamadani I Ri", në bashkëpunim me Shemi (Iliret).

Më datë 30 Qershor 2017, Edita Gashi & Shemi Iliret publikojnë videoklipin "Pervjetori".

Më datë 5 Korrik 2017, Gold AG publikon videoklipin "E Mira E Ulqinit", në bashkëpunim me Shemi Iliret.

Më datë 3 Nëntor 2017, Meti & Shemi publikojnë videoklipin "Ushtria E Kosoves". Muzika e këngës u punua nga Don Arbas, ndërsa për orkestrimin u kujdes Don Arbas. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 13 Shkurt 2018, Fahrush Azemi & Shemi publikojnë videoklipin "Te Kam Ne Zemer Kosove".

Më datë 17 Shtator 2018, Graca publikon videoklipin "Fale Zemren", në bashkëpunim me Shemi (Iliret). Teksti u shkrua nga Arsim Bunjaku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 19 Nëntor 2018, Albuneta Topalli publikon videoklipin "Sa Me Lendove", në bashkëpunim me Shemi Iliret. Muzika e këngës dhe teksti u shkruan nga Besim Bunjaku. Videoklipi u prodhua nga XL Films.

Më datë 28 Nëntor 2018, Shemi (Ilirët) publikon videoklipin "Moj Kosovë Mriz Me Zana". Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 9 Shkurt 2019, Sefë Duraj & Shemi (Ilirët) publikojnë videoklipin "Një Këngë Sa Një Jetë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Besim Bunjaku.

Më datë 3 Mars 2019, Gold AG publikon videoklipin "Nënat Shqiptare", në bashkëpunim me Shemin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 10 Prill 2019, Shemi (Ilirët) & Kujtim Shahini publikojnë videoklipin "Sa E Kam Dashte". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Besim Bunjaku.

Në Maj 2019, Gold AG merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 19 me këngën "E Mira E Ulqinit", në bashkëpunim me Shemi (Ilirët).

Më datë 4 Qershor 2019, Valdet Luka publikon videoklipin "Amerika", në bashkëpunim me Shemi Iliret.

Më datë 8 Korrik 2019, Shemi (Ilirët) publikon videoklipin "Dashnija", në bashkëpunim me Edita Gashin.

Më datë 12 Shkurt 2020, Shemi (Ilirët) publikon videoklipin "Qou Adem". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Naim Gjoshi. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 17 Gusht 2020, Shemi (Ilirët) publikon videoklipin "A Vjen Ajo Ditë", në bashkëpunim me Motrat Duhanin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Besim Bunjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania Video Art.

Më datë 5 Mars 2021, Shemi (Ilirët) publikon videoklipin "Si Nje Drite". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Besim Bunjaku.

Më datë 17 Prill 2021, Shemi (Ilirët) publikon videoklipin "Niset Trimi Per Gurbet". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Qazim Menxhiqi.

Më datë 17 Prill 2021, Zyber Avdiu & Shemi Iliret publikojnë videoklipin "Prishtina Dhe Shkupi".

Më datë 7 Qershor 2021, Shemi (Ilirët) publikon videoklipin "Erdhi Dita", në bashkëpunim me Motrat Duhanin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Besim Bunjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania Video Art.

Më datë 14 Qershor 2021, Shemi (Ilirët) publikon videoklipin "Ragip Halilaj". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Besim Bunjaku, ndërsa orkestrimi u realizua nga Ermal Krasniqi.

Në vitin 2021, Shemi (Ilirët) publikon albumin "A Vjen Ajo Ditë".

Më datë 30 Janar 2022, Shemi (Ilirët) publikon videoklipin "Zahir Pajaziti", në bashkëpunim me Lindita Selimin. Kënga është kompozuar nga Hysni Klinaku. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 2 Shtator 2022, Nexha & Shemi Iliret publikojnë videoklipin "Gabimet". Muzikën dhe orkestrimin e këngës e punoi Hysni Klinaku, ndërsa tekstin e shkroi Fadil Topalli.

Më datë 28 Nëntor 2022, Aurela Makolli & Shemi publikojnë videoklipin "Flamuri". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë shkruar nga Hysni Klinaku.

Në vitin 2023, Shemi (Ilirët) publikon albumin "Muzeu Historik".