>
BIOSHQIP

(1975-2012)

Biografia
Është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të pa shërueshme këngëtarja nga fshati Dobrosht i Tetovës Sherife Sherifi. Ajo ka lindur më 07.09.1975 në fshatin Dobrosht të Tetovës. Që e vogël ka filluar të këndoj këngë popullore nëpër festivale të ndryshme të asaj kohe. Sherife Sherifi bashkë me këngëtarë tjerë të qytetit të Tetovës ka dhënë një kontribut të madh në promovimin e këngëve tetovare, njofton Portali Tetova. Sherife Sherifi pas një aksidenti që ka pasur para shumë vitesh ka mbetur hendikep në karrocë, mirëpo edhe përkundër asaj ajo ka vazhduar me muzikë. Kohët e fundit këngëtarja ka vuajtur nga kanceri, për të pushuar së rrahuri zemra e saj me 29 Tetor 2012.

Në vitin 2002, Sherife Sherifi publikonte albumin "Dashurise Te Ja Fillojme".
KATEGORI: