>
LETERSISHQIP

Shi Janari

Përtej xhamit të dritares,
shiu janarit është prezent,
përkëtej xhamit ndodhem unë
sfond i zymt qielli me retë.

Bie shiu pa pushuar,
rrugës rendin njerëz nën çadra,
Tek tuk disa të lagur,
shkojnë drejt strehëve më të afërta.

Pemët e zhveshura nga gjethet,
lagur janë këmbë e kokë,
s'mund të strehohen gjëkundi,
se rrënjët thell kan në tokë.

Shiu janarit tokën lag,
tej në male bora zbardhur,
disa zogj të pa mbrojtur,
mystafir n'ballkon kanë ardhur.

Troket shiu fort mbi xham,
sikur do te hyj brenda,
të më lag shpirt e zemër,
të më lag të bukurat ëndrra.
Tiranë 22.01.2019