>
LETERSISHQIP

Zonja Nën Çadër

Nën çadrën e plazhit ajo relaksohej,
një libër mbante në dorë, e lexonte,
në botën e librit e gjitha lëshohej,
një nga një fletët shfletonte.

Me shikime pirati e vështroja heshtur,
sharmi i saj atë e dallonte,
ngjyra çokollatë mbi të ishte derdhur,
si një sirenë deti ajo më ngjasonte.

Nën çadrën e saj, gjithçka ishte ndryshe,
magjike ishte bota brenda saj,
era e detit flokët i valviste,
me shikimesh u mundova nga libri ta ndaj.

Zonjën nën çadër asgjë se tundonte,
përhumbur në rreshta histori dashurie,
me romanin e saj jetën tjetërsonte,
dhe botën reale ne hije e linte.
Greqi 27.08.2018