>
LETERSISHQIP

Kam Për T'ju Thënë

Mosmirnjohsit kam për ti thënë...

Nëse etja po të djeg,
mos prit ujë, të pish nga mua,
shuaje etjen në një pellg,
mos ma ndot ujin në krua.

Mëndjelehtit kam për ti thënë...

Më dëgjo o mëndjeleht,
s'të shkon tregëtia me mua,
shko dhe gjej tjetër treg,
që të shesësh mendët e tua.

Mashtruesit dhe gënjeshtarit kam për ti thënë...

Me mashtrime dhe gënjeshtra,
gjithë jetën na ushqeni,
dhe ato pak të vërteta,
doni botës t'ja rrembeni.

Budallait kam për ti thënë...

Hodhe ti nje gurë në lumë,
i shkuan pas shumë të rrjedhur,
pas atyre rendën shumë e shumë,
kërkojnë akoma, dhe se kanë gjetur.

Armikut kam për ti thënë...

Jemi armiq deri në vdekje,
të kam, më ke halë në sy,
por ç'tu bëj disa të tjerve,
sillen si miq, por janë si ty.

18.01.2019