>
LETERSISHQIP

Skllav I Dashurisë

Nëse shumë do të jetosh,
mer ditë nga jeta ime,
dhe pse duhet t'më lëndosh,
po të falem pa kursime.

Mer nga unë ç'ka është e vyer,
mer të vetmet pozitive,
negativet asnjëherë,
lëri t'm bëhen mësime.

Merma shpirtin ma kullo,
nxir andej mirësitë,
me të tuat i bashko,
mi ler brenda ligësitë.

Më trajto ashtu siç do,
më bej skllav, në ta ka ënda,
po s'tu desha më dëbo,
si nga zemra dhe nga mendja.

Kam dhënë besën në këtë jet,
nuk e prek, nuk e lëviz,
deri sa zemra t'më vdes,
do jem skllav i Dashurisë.
Tiranë. 14.01.2019