Shkëlzen Zalli Poezi
Shkëlzen Zalli

E Nëse...

E,
Nëse qeshim
Kjo do të thotë se kemi diçka hyjnore
Në tryezën tonë.
E,
Në se qajmë,
Patjetër në gjoks na është rrëzuar
Një fëmijë i palindur.
Patjetër,
patjetër në një cep trupi
Po kalbet i lumi i vrulleve tona.
E,
Në se hamë,
Kjo do të thotë se zorrët shkojnë
drejtë jugut
Me urinë e nëntokës së zbrazur.
E,
Në se grindemi,
Kjo do të thotë se dy të katërtat e trupit
Duhet t’I ndryjmë
Në kafaz.

- Poezi nga Shkëlzen Zalli



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0