Shkëlzen Zalli Poezi
Shkëlzen Zalli

Eh...

Ne, lumturohemi e paguajmë
Ata që shfaqin talljet e delfinëve ndaj nesh,
Ne presim drurët e mushkërinjëve
E mbjellim hekurudha plastike
Në trasenë e frymëmarrjes sonë
Ne,
Çdo ditë,
Shkulim bimët e qeshjes nga fytyra,
E gropat I mbushim me kërma të lulëzuara.
Ne,
Mbrëmjes i vumë drunë
Dhe e largojmë nga qyteti,
Pastaj flemë lakuriq

- Poezi nga Shkëlzen Zalli



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0