>
BIOSHQIP

Shkenda, Ne Celesi Muzikor 6

24-04-2012
Këngëtarja bukuroshe Shkenda ka konkuruar këtë vit për herë të parë në Festivalin "Celësi Muzikor 6", në natën e tretë konkuruese. "Free" quhet kënga, e krijuar nga tekstshkruesi Arsim Bunjaku dhe me muzikë të Don Arbas, megjithëse vajza nuk është e lirë nga ana e zemrës. Një këngë shumë ritmike që ka marrë komentet e para shumë pozitive. Ndërsa ky festival këtë vit edhe ata që i shohin apo i dëgjojnë këngët konkuruese do të kenë mundësi që të votojnë me një sms drejt numrit 55005, për këngën më të bukur, qoftë nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, ku në këtë numër mund të dërgoni një mesazh duke shkruar cm (hapësrisë) dhe kodin e këngës konkuruese sipas renditjes të netëve garuese. Javën që vjen ne Zico TV do të shfaqet edhe nata e katërt konkurese e "Celësit Muzikor 6", ndërsa me 11 Maj gara do të vazhdojë për artistët që jetojnë në diasporë në "Rinora 4" në Zvicër. Nata finale me shumë befasi, të ftuar dhe cmime do të mbahet në diskon më të madhe në Prishtinë në "Zipp Club" në Prishtinë më 30 maj. Festivali mbarëkomëbtar i muzikës moderne dhe popullore "Celësi Muzikor " është i vetmi festival në Kosovë ku artistët e rinj dhe me emër konkurojnë dhe lancohet shumë drejt.
(Albavipnews)

Shkenda, Ne Celesi Muzikor 6