TEKSTESHQIP

Shkodra Elektronike
Synin Si Qershia
Lyrics

Shkodrën plakë, bulojnë agime t’reja
Me lule vile plot me drandofille
Kullojnë si mjalta kang’t n’at’ drit’ n’atë hije
E n’ftyrën tande, vashë lulzon pranvera.

Ref.:
Synin si qershia
Flakë e ndeze djalin.
Buzën n’gaz e bane
Pesh’ ia çove mallin.

Liqeni n’mramje Shkodrën q’e flladitë
Nën pemët e nalta qesh balkoni i ri
Dhe mbledh’ si zgju’ t’amblat melodi
Sa bukur jeta vashë të ka stolisë?

Ref.:
Synin si qershia
Flakë e ndeze djalin.
Buzën n’gaz e bane
Pesh’ ia çove mallin.