>
BIOSHQIP

Shkumbin Kryeziu, Urim Të Veçantë Për Ditëlindjen E Gruas

08-12-2015
Edhe pse tash e një kohë është larg skenës shqiptare, Shkumbin Kryeziu, këngëtari që tashmë e një kohë nuk ka publikuar këngë të re, sot ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për një urim të veçantë për gruan e tij.

Ai nëpërmjet këtij rrjeti i ka uruar ditëlindjen bashkëshortës së tij, Mimoza Mustafës.
“Urime ditëlindjen njeriu i jetës sime, me dëshirë që jeta të na sjellë ditë edhe më të lumtura me të gjithë të dashurit tonë”, ka shkruar ai së bashku me një fotografi të çiftit.

Kujtojmë se Shkumbini e Mimoza kishin shumë hite së bashku si: “Trenat pa binarë”, “Lule Mimoze”, “Tri ditë si 3000 vjet”, që i kënduan vite më parë.
(gazetaexpress)
Shkumbin Kryeziu, Urim Të Veçantë Për Ditëlindjen E Gruas