>
BIOSHQIP

(2001-2022)

Biografia
Lindi ne Gjakove dhe pas 2 viteve rikthehet ne vendlindjen e te pareve te tij, ne Has. Shkumbini mbaroi shkollen 9 vjecare ne Golaj "Arif Zeqiri". Ne vitin 2017 pra ne shkollen e mesme ai konkuroi ne shkollen artistike ne Tirane ne Liceun Artistik "Jordan Misja". Studimet i filloi ne Degen e Kantos, ku nuk mungoi as perkrahja e petagoges se tij kengetarja e mirenjohur per muziken popullore klasike, profesoresh Zina Zdrava. Ai mori pjese ne shume koncerte si solo edhe me korine shkolles. Solo ne kendim ai mori pjese ne koncertin "Tinguj Pranveror" dhe ne disa konkurse te tjera te cilin e vlersuan me cmime, ne Tirane ai u vlersua me cmimin e trete ndersa ne Prishtine ai u vlersua me cmimin e pare. Me korin ai mori pjese ne disa koncerte si: Itali, ne Parma Piacenca, Milano, Piza etj… ne Macedoni, Tetove, Oher etj… ne Kosove, Prizeren te cilet ishin se bashku me orkestren simfonike te Liceut Artistik dhe me Grupin cifteliat. Shkumbin Sadiki me zerin e tij brilant kendonte shume kenge qytetare Gjakovare dhe kenget e veriut per dasma, mos te lejme mbrapa dhe kenget e Shqiperis se Mesme, Jugu etj… pothuajse te gjith trevat.

Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga aksidenti i tmerrshëm i ndodhur pas mesnatës, më datë 6 Mars 2022 në Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër persona. “BalkanWeb” raporton se njëri prej viktimave, 20-vjeçari Shkumbin Sadiki Brati, ishte këngëtar i muzikës folklorike, dhe ishte fejuar vetëm dy ditë më parë. Ai udhëtonte në makinë, së bashku me të fejuarën e tij, 16-vjeçaren A. K., ku të dy kanë humbur tragjikisht jetën. Ndërkohë, pas aksidentit tragjik, familjarët e këngëtarit Brati kanë publikuar mesazhe rrëqethëse në rrjetet sociale. “U prefsh në paqe Shkumbin Sadiki Brati. Vëllai, në kope zemrën në këtë jetë, na shkatërrove”, shkruajnë familjarët e të ndjerit.

Më datë 10 Maj 2019, Shkumbin Sadiki publikon videoklipin "Ike". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Shkumbin Sadiki.

Me date 13 Dhjetor 2019, Shkubin Sadiki dhe babai i tij Perparim Brati publikojnë këngën "O Kurbet". Muzika e perpunuar Shkumbin Sadiki, orkestruar nga Sami Hoxha dhe me tekst nga Gjovalin Dushaj. 3 dite me vone, publikojnë bashke edhe këngën "Vajze Hasjane", me teksti & muzike te perpunuar nge vete Shkumbin Sadiki dhe orkestruar nga Sami Hoxha.

Më datë 5 Janar 2020, Shkumbin Sadiki publikon videoklipin "Mashtrime".

Më datë 16 Qershor 2020, Shkumbin Sadiki & Perparim Brati publikojnë videoklipin "Kenge Per Sadik Gaxhen". Muzika e këngës u punua nga Shkumbin Sadiki.

Më datë 16 Korrik 2020, Shkumbin Sadiki & Dali Ismailaj publikojnë videoklipin "Kenge Dhe Mall Per Vendlindje".

Më datë 26 Gusht 2020, Landi Roko & Shkumbin Sadiki publikojnë videoklipin "Loqka Jeme". Teksti i këngës u shkrua nga Olsi Celmeta.

Më datë 1 Tetor 2020, Dali Ismailaj & Shkumbin Sadiki publikojnë videoklipin "Kenge Per Brahim Bajram Biba".

Më datë 23 Shkurt 2021, Shkumbin Sadiki publikon videoklipin "Kavaljeri". Teksti i këngës u shkrua nga Olsi Celmeta.

Më datë 23 Maj 2021, Shkumbin Sadiki publikon videoklipin "Kenge Per Rexh Mehmet Muhadrin". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Shkumbin Sadiki.

Më datë 2 Qershor 2021, Shkumbin Sadiki publikon videoklipin "Kenge Per Mus Hysen Qemen". Muzika e këngës u punua nga Shkumbin Sadiki.

Më datë 3 Gusht 2021, Shkumbin Sadiki publikon videoklipin "Ilegal Si Marjuana", në bashkëpunim me Fatjon Dalipin. Teksti i këngës u shkrua nga Olsi Celmeta. Videoklipi u prodhua nga kompania FRAME Pro.

Më datë 29 Gusht 2021, Shkumbin Sadiki publikon videoklipin "Jam Hasjan". Muzika e këngës u punua nga Shkumbin Sadiki.

Më datë 27 Nëntor 2021, Shkumbin Sadiki & Xhejms Prenga publikojnë videoklipin "Me Falmurin Kuq E Zi".

Më datë 16 Shkurt 2022, Shkumbin Sadiki & Endrit Baçi publikojnë videoklipin "Jem Ba Bashk Has E Tropoj". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Shkumbin Sadiki.