Më mbaj mend (për 1 muaj)

A U ‘tradhtua’ Shkurte Fejza Nga Shyhretja, Remiza Dhe Motrat Mustafa?

Nuk ka akoma asnjë votë

[06-11-2015]
Këngëtaret e njohura të muzikës popullore: Shyhrete Behluli, Remzije Osmani & Motrat Mustafa kanë realizuar së fundmi një bashkpunim, fjala është për një projekt të ri muzikor i cili po punohet nga EMF Creative.

Por kur bie fjala tek këto këngëtare të mirëfillta të muzikës popullore, na shkon menjëherë mendja edhe tek Shkurte Fejza, e cila është e së njejtes kategori si dhe vjen nga i njejti vend sikur se edhe koleget e saj.

Gazeta Tribuna ka kontaktuar me burrin e këngëtares Shkurte Fejza dhe e ka pyetur nëse është në dijeni të këtij bashkpunimi dhe nëse është ndjerë e ofenduar Shkurta që nuk është thirrur, ai është përgjigjur kështu:

“Realisht, Shkurta nuk ka marrë ndonjë propozim që të jetë pjesë e kësaj kënge dhe e vërteta është se nuk kemi pas njohuri për këtë projekt, veç kur e kemi pa në portale. Sidoqoftë, ne jemi në përgatitje të projekteve të reja” ka thënë ai.

I pyetur se a mendon që ky mosbashkëpunim mund të ndikojë në marrëdhëniet e tyre, përgjigja e tij ishte ‘S’ma merr mendja’.
 (B.A/Teksteshqip.Com)



Komente 0