>
BIOSHQIP

Tre Projekte Nga Shkurte Fejza Me Vlerë Sa Vetë Jeta Jonë

02-12-2016
Shkurte Fejza prej 40 vjetësh është familjarizuar dhe njëjtësuar me këngën e bukur shqipe dhe kombin shqiptar. E themi kështu, kur dijmë që angazhimi me përkushtim për vlerat artistike gjithnjë nga ajo ka qenë i theksuar. Interesant është fakt se ajo edhe në ditët e sotme vazhdon të jetë e tillë dhe si duket s'ka fenomen që e ndryshon qëndrimin e saj, kur dijmë se gjendja e trashëgimisë dhe kulturës sonë nuk është ashtu si do të duhej të ishte. "Ah Kosova jonë" quhet kënga e re e artistes sonë, e cila flet për realitetin e hidhur që e përjetojmë çdo ditë e më shumë. Tipari dallues i këtij projekt është reflektimi i ndjenjës së brendshme të një njeriu që me dekada ka dhënë për të mirën e popullit të tij, por që merr një çmim tjetër. Kulminacioni arrihet aty ku mërgimtari gjen një "Kosovë tjetër" ku "shtrirja e dorës" është shpresa e vetme e një pjese të madhe të bashkëkombasve. Jo që e themi ne, e ka thënë që para 80 vjetësh i madhi Migjen, se varfëria është nëna e gjithë të këqijave dhe se varfanjaku ka vetëm një dëshirë - "të jetojë"! Para 10 vjetësh pushtoi zemrat tona balada e parë e Shkurtes "Lutja e të varfërit", e cila përshkonte një rreth pak më të ngushtë, ndërkaq penda e njërit nga krijuesit më të mëdhenj shqiptar Fatmir Mujës, në këngën "Ah Kosova jonë" si duket shkruan për një fenomen edhe më tragjik, për të cilin si duket s'ka adresë ankimi. Veç kësaj kënge, që po godit fortë në brendësinë e çdo shqiptari, Shkurte Fejza ka publikuar dhe këngën "Prishtinë, Tiranë" projekt ky i cili edhe më tëpër përafron shqiptarët mes vete, që është dhe synimi i vetë artistes. Projeti që do përmbyll fazën e krijimit të këtij viti për Shkurte Fejzën është kënga “Fjalët e zemrës” me tekst e muzikë të mjeshtrit Naim Gjoshi, e inçizuar në studion e Edi Balilit. Me gjithë këto që thamë, vijmë në përfundim se Shkurte Fejza, mjeshtre e madhe, synon që nëpërmjet ruajtjes së vazhdimësisë, edhe përmes këngës, të mbindërtojë traditën shekullore tonën.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Tre Projekte Nga Shkurte Fejza Me Vlerë Sa Vetë Jeta Jonë