>
BIOSHQIP

Shkurte Fejza Ndez Publikun Dibran!

26-11-2013
Vite të tëra pa qenë prezent në qytetin e besës dhe trimërisë, ndonëse ajo i ka kënduar atij duke ia ngritur edhemëtepër vlerat e namin.

Ishte festa e Flamurit Kombëtar që i bëri sërish dibranët e Dibrës së madhe ta shijojnë prezencën dhe zërin e saj "të shenjtë".
Shkurte Fejza, u prit jasht mase nga publiku dibran, i cili ndoshta ishte "i etur" për atë, gjë të cilën e dëshmon prezenca aq masive e dibranëve ,si shenjë respekti, ku ajo në kohë të pakohë i këndonte Dibrës heroike.

Veç saj, në këtë koncert madhështor, performuan edhe këngëtarë të ndryshëm, si: Evzi Kaja XIU (legjenda e Dibrës), Liri Rasha, Dritan Jashari, Ingrid Jushi, Ismet Bogujevci, rapsodët dibran, siç janë: Nehat Kupa, Vëllezërit Lala dhe Burim Strikçani. Gjithashtu mori pjesë edhe Ansambli Folklorik dibran "Haki Stërmilli", me këngë e valle.

Mbrëmjen e madhështoi edhe prezenca e këngëtarit kosovar Ismet Bogujevci, i cili gjatë kohës së luftës u strehua në Dibër, për të cilën kishte thurrur një këngë që emocionoi auditorin dibran.

Organizimi i kësaj mbrëmje u bë nga Komuna Dibër, me në krye zRuzhdi Lata. Dibranët u janë shumë mirënjohës organizatorëve për këtë eveniment kaq madhështor, duke shpresuar që në të ardhmen të presin ditë edhe më të mira!.
(Teksteshqip.Com)