>
BIOSHQIP

Shkurta Fejza: “Ndershmëria është Patriotizëm”

17-02-2014
Edhe pse konsideron se është punuar përgjatë këtyre gjashtë viteve, këngëtarja Shkurte Fejza nuk del të jetë e kënaqur plotësisht. Ndonëse sipas saj arritjet janë bërë në disa fusha, por ka ende për t’u bërë, mbase edhe do të mund të ishte bërë edhe më mirë po të mos përfshihej korrupsioni thuajse në çdo fushë.

Sipas Shkurtës njeriu asnjëherë nuk duhet të kënaqet me pak, por gjithmonë duhet të mundohet të arrijë edhe më shumë. Festa e Pavarësisë së Kosovës vazhdon të mbetet festa më e mirë për këngëtaren, mbase në këtë përvjetor ajo është e angazhuar me koncerte muzikore.

Angazhimet e saj kanë nisur që nga data 14 shkurt, duke performuar në Toronto të Kanadasë, pastaj në Çikago, Nju Jork dhe Arizona për të vazhduar më pas në javën e ardhshme në Shtutgart dhe Friburg të Gjermanisë...
(Zëri)

Shkurta Fejza: “Ndershmëria është Patriotizëm”