>
BIOSHQIP

Shkurte Fejza Këngë Për Presidentin Historik Ibrahim Rugova

13-01-2015
Ikona e muzikës popullore, Shkurte Fejza ka vendosur që përmes vargjeve të këngës të rikujtojë figurën e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Kënga është titulluar “Guri i pavarsisë”, ku teksti i saj i referohet jetës së presidentit Rugova e po ashtu edhe gurëve të çmueshëm që ai mbante në rezidencën e tij.

Këngës i është realizuar edhe një videoklip ku në disa sekuenca shifet edhe presidenti Rugova sa ishte gjallë.
(Indeksonline)

Shkurte Fejza Këngë Për Presidentin Historik Ibrahim Rugova