TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Të Dua Kosovë
Lyrics

Të dua Kosovë, po si të mos dua
sa shumë lotë u derdhën, përmbi varre tua.
Kur një ditë e prite, tash e 500 vjetë
ku me gjak tu rritën edhe fëmija në djep
Je shumë më e bukur moj Kosova nanë
Trimat që dhanë jetën, thellë në gji i mbanë

Të dua Kosovë, për kullat dhe malet
Dashunia e jote, nuk blihet por falet
dhe ashtu përhape, si rrezja në votër
si buka dhe kripa, kur shtrohet në sofër
Je shumë më e bukur moj Kosova nanë
Trimat që dhanë jetën, thellë në gji i mbanë

Je shumë më e bukur moj Kosova nanë
Trimat që dhanë jetën, thellë në gji i mbanë