TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Nga Ulqini
Lyrics

Moj rini e Shqiptarisë
ia këput telat çiftelisë
në gjithë botën ku je shpërnda
lotë e kangë për ty m'kanë ra
në gjithë botën ku je shpërnda
lotë e kangë për ty m'kanë ra

S'jam, s'jam pulëbardha nga Ulqini
s'jam kumria nga Shkumbini
mos, mos më pyetni ku kam le, hej
tremijë vjet Kosova e re (x2)

Merr lahutën, çiftelinë
të këndojmë për Shqiptarinë
për një fyell e për një lodër
jemi djegë si guri n'votër
për një fyell e për një lodër
jemi djegë si guri n'votër

S'jam, s'jam pulëbardha nga Ulqini
s'jam kumria nga Shkumbini
mos, mos më pyetni ku kam le, hej
tremijë vjet Kosova e re (x2)

DËRGOI: