TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Dashuri E Madhe
Lyrics

I.
Dola jashtë po e shikoj qiellin
shikoj detin në thellësi
ti ma të shëndritshëm ma ban diellin
zemrës sime i fal dashni (x2)

REF (x2)

Ti ma të bukura m'i ban ditët
prandaj ty përherë të kujtoj
të marr n'grykë se nuk më pritet
oh sa shumë të dashuroj!

II

Ti dha zoti ata sy
që më shpojnë porsi shigjetë
ta dish mirë se unë pa ty
nuk e dua asnjë jetë.(x2)

REF (x2)
Ti ma të bukura m'i ban ditët
prandaj ty përherë të kujtoj
të marr n'grykë se nuk më pritet
oh sa shumë të dashuroj!

III
Po ik koha, rrjedh si lumi
unë e ti hiç pa u nda
n'krahët e mi kur të zë gjumi
gëzim ma të madh për mua s'ka. (x2)

REF (x2)
Ti ma të bukura m'i ban ditët
prandaj ty përherë të kujtoj
të marr n'grykë se nuk më pritet
oh sa shumë të dashuroj!

DËRGOI: