Më mbaj mend (për 1 muaj)

Shkurte Fejza - Nusja E Djalit Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  8

1.
Ka dalë nana shpalon hallin
kadaldalë po flet me djalin
ku me gjetë çikën ma të bukur
e me marrë për djalin nuse,
ku me gjetë çikën ma të bukur
e me marrë për djalin nuse

Me marrë nusen e Prizrenit
bardh si bora e Lybetenit
ta merr zemrën, t'i merr sytë
edhe natën ta ban ditë,
ta merr zemrën, t'i merr sytë
edhe natën ta ban ditë.

Me marr nuse të Ferizajit
si me çelë lulja e Sharrit
si me çelë lule zambaku
me t'plasë zemra prej maraku
si me çelë lule zambaku
me t'plasë zemra prej maraku.

2.
Me marr nusen e Gjakovës
e qet fjalen mjaltë prej gojës
veç me t'prekë ni her me dorë
ta shkrin zemrën sikur borë,
veq me t'prek ni her me dorë
ta shkrin zemren sikur borë.

Çikë pejane me marrë nuse
shtat selvi e faqe kuqe
ballin çelë faqet si molla
me ta pasë lakmi Kosova,
ballin çelë faqet si molla
me ta pasë lakmi Kosova.

po me dalë pak përtej Sharrit
në Tetovë rrafsh Gostivarit
t'presin çikat buza gaz
si n'Kërçovë e si n'Zajaz,
t'presin çikat buza gaz
si n'Kërçovë e si n'Zajaz,.

3.
Prej Gjilanit n'Karadak
n'Kumanovë me dalë veç pak
s'ki çka sheh veç bukuri
çikat zemrën me ta shkri
s'ki çka sheh veç bukuri
çikat zemrën me ta shkri.

Me ra n'Llap, me dalë n'Bajgorë
me kqyrë çikat në Opojë
e kanë zanin kanarina
s'i ka Shkupi as Prishtina
e kanë zanin kanarina
s'i ka Shkupi as Prishtina.

Kah me u nisë e ku me dalë
për me gjetë nuse për djalë
mos u tut me thanë gabova
çika te mira ka Kosova,
mos u tut me thanë gabova
çika te mira plot Kosova.


Ky tekst u dërgua nga Albina   arsimdiber   FansiShkurtes



Shkurte Fejza
Renditja: Top 200
Publikimi: 01/12/2008
Muzika: Shkurte Fejza
Teksti: Faruk Tasholli


Shkurte Fejza - Nusja E Djalit
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Nusja E Djalit".
3. Video është e këngës "Nusja E Djalit", por nuk këndohet nga Shkurte Fejza.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Shkurte Fejza:


Komente 0