TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Djemtë E Dibrës Marrin Hak
Lyrics

O vin me shkulma
Valët me gjak
Heu dilni burra
Besa të marrim hak more

Heu dilni burra
Besa të marrim hak

Heu krisi pushka
O në maje të kepit
Heu në kamb jan çue
Edhe fëmijt e djepit o

Heu në kamb jan çue
Edhe fëmijt e djepit

Heu krisi pushka
Burra kush ma i pari
Heu ball për ball mor
Dibra e dushmani

Heu ball për ball o
Dibra e dushmani

Ref...
Hidhen si rrufeja
Burra edhe gra
Ylli i kuq pes rremsh o
Në ball hije u ka

Flak ndizet toka
Qielli shkrep rrufe
Jo nuk shuhet Dibra
Lufton për atdhe x2

O çka Korabi
Që po shkon vij kam e
Heu në llogore
Besa jet me dhan e

Heu në llogore
Besa jet me dhan e

Heu ndal dushman o
Se flak çesin kullat
Heu në llogore
Krah për krah me burrat

Heu në llogore
Krah për krah me burrat

Heu krisi pushka
Burra kush ma i pari
Heu ball për ball mor
Dibra e dushmani

Heu ball për ball o
Dibra e dushmani

Ref...
Hidhen si rrufeja
Burra edhe gra
Ylli i kuq pes rremsh o
Në ball hije u ka

Flak ndizet toka
Qielli shkrep rrufe
Jo nuk shuhet Dibra
Lufton për atdhe

Flak ndizet toka
Qielli shkrep rrufe
Jo nuk shuhet Dibra
Hej jo nuk shuhet Dibra
Lufton për atdhe heu mor hej !

DËRGOI: