TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Falë Të Qoftë Gjaku U Djalit
Lyrics

I.
Oh, mos më mbyll derën me therrë
Oh mos m'i le këto troje shkretë

Moj Kosovë ta njefsha t'mirën
që m'ia hoqe gjakut sehirën

E kam ditë që s'je pa lisa
Se i mshelë varret me plisa

Me fjalë burrash e me trimni
Trimi të falë se i ligu s'di

II.
Nuk do lokja me rritë fëmi
Për tokë t'ftohtë e për dhe të zi.

S'duem me u vra me shoqi-shoin
zemër-zezat s'do t'i hatërojmë

Ta lëmë gjakun në damar të vet
se s'ka zemër dora që vret.

Ajo dorë që gishtin rrudh
e shtje vetin në dhe pa udhë

III.
Pse me u vra vëllau me vëlla
kurrkush gjakun sot huj s'e ka

Pse me hapë vorre ndër veti
për trimëni kemi vend gjetiu

Çohu burrë mos t'bahemi hor
Mbyllja gojën vorrit me dorë

Pastaj nxinju grykë nërveti
Oh si dasmorë të vazhdojmë gjeti

IV.
Falja gjakun Kosovës trime
se kem sofër nano me thërrime

Se Kosova është vend për trima
Fëmijët e vet s'i lë jetima

Janë mbledhë burrat e bajnë kuvend
njikjo kohë don tjetër rend

Falë të koftë ty gjaku i djalit
Falë Kosovës e gjithë shqiptarit o hej

DËRGOI: