TEKSTESHQIP

Shkurte Fejza
Kur U Ndamë N'reçak
Lyrics

Pse tu e shkru kangën
Lapsi më rrshet prej dorës
(Fjalët s'paskan fuqi
Mej shkru nji kangë Kosovës)...x2

Pse në vend të ngjyrës
Lapsi po më lshon gjak
A t'kujtohet vllau i motrës
Kur u ndam në Reçak.

Të kërkova malit
Vlla të gjeta në luginë
(A t'kujtohet kur më thoje
Do të vij bashk me lirinë)...x2

Janë mbushun me lule
Fushat në Kosovë plot
Çou ndëgjoje vlla bilbilin
Kangës ka i ja thotë.

Sivjet shum ma herët
N'Kosovë erdhi pranvera
(Por mua të shkretën
S'më gjet tuj prit te dera)...x2

(S'kam asken me prit
Vlla as me përcjell
Shum i ftohtë sivjet
Për mua asht tuj lind ky diell)...x3

DËRGOI: